Mbesa e presidentit i reagon kryeparlamentares: S’e përmende fare UÇK-në, sa e vogël je

0

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi, e ka quajtur “të vogël” kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pasi, sipas saj, mohoi sakrificën e UÇK-së

Sipas deputetes së PDK-së, e cila është dhe mbesa e presidentit Hashim Thaçi, ky veprim i kryetares së Kuvendit vetëm sa e rrit lavdinë e të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë.

Sponzor

”Vjosa Osmani, sot mund edhe mos ta përmendësh Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, mund edhe ta mohosh atë, por kjo veç sa e rrit legjendën dhe lavdinë e gjithë atyre djemve e vajzave qe dhanë gjithçka për këtë liri që të gjithë e gëzojmë. Vjosa Osmani, sa e vogël je!”, shkruan Evgjeni Thaçi.

-Sponzor-