Me 27 gusht bëhen nderime për heroin e kombit, Ismet Rrahmanin

0

Me 29 gusht të vitit 1998 Kosova humbi njërën nga figurat më emblamatike nga radhët e UÇK-së, dëshmorin e patriotin e shquar, Ismet Rrahmanin. Ai u vra duke i dalë në ballë vendit për liri e pavarësi, për tu pëjetësuar kështu heroizmi i tij.

E në 22 vjetorin e rënies heroike të Ismet Rrahmanit, organizohen homazh në vendlidnjen e tij.

Sponzor

Familja Rrahmani nga Aqareva është familje emblematike dhe është unifikuese e spektrit politik, pasi shpesh herë arrinë që të i mbledhë gjitha figurat në përkujtimin e Ismetit.

 

Postimi i Destan Rrahmanit , vëllaut të Ismetit.

NJOFTIM; për nderë te 22 vjetorit te renies Heroike te Hero Ismet H.Rrahmani.
{Duke respektuar masat Anti Covid në maksimum}
Me 27 Gusht 2020,ora 12 h, do te bëhen homzhe dhe do te vendosen Lule mbi varrin e tij,dhe homazhe do te bëhen te Kulla e ndertuar mbi gjakun e tij,aty ku ra për te mos vdekur kurrë në ditën me Diellë me 27 Gusht 1998,ditë e Ejte.
Duke respektuar në përpikemëri masat Anti Covid,dyert e Kullës qe nga mengjes do te jenë te hapura për te gjithë ata,qe kanë mundesi me ardhë,edhe pse në keto rrethana,do te kenë mundesi,te shohin,te flasin dhe te ndajnë momente dhe kujtimi për Ismetin dhe Historin e tij. { Janë edhe mjetët e zgjerimit}
Trupi prej Kolosi i Hero Ismet H.Rrahmani pushon në varrezat e Dëshmorëve në Aqarevë në Lendinën mbi shkollën e fshatit,ku mbanë me krenari emërin e tij.
Përejtësisht falenderues; Me respekt Familja e Hero Ismet H.Rrahmani. Aqarevë .

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2067733906693754&id=100003714956626

-Sponzor-