ME KRYQZUAN – shkruan Shpend Gjocaj -ish-ushtar i UÇK-së

0

Shkruan: Shpend Gjocaj –ish-ushtar i UÇK-së

Pavarsisht qe shumehere mendoj qe i kam mesuar gati te gjitha gjerat e kesaj bote jo rralle ndeshem me realitete te panjohura.Njejte edhe tani.Ne ditet e fundit e bera nje reagim ne shenj’ revolte dhe paknaqsie ne raport me Kryeministrin ne detyr z.Albin Kurti.Reagimi im ishte shume i permbajtur ne nivel intelektual kuptimplot’ pa sharje e fyerje dhe komplet ne frymen e te drejtes se nje qytetari qe e don vendin e vet ,ne kete rast une.Kesaj radhe per here te pare e mesova se si ndihesh kur nje armate analfabetesh e njerez te pacipe te sulmojne me sharje e fyerje dhe epitete te ndryshme ndjenje kjo kurre e provuar me pare.S’ka gje qe ti i ke dhene gjak atdheut i ke fale gjymtyre nuk ke varre per te afermit tu ti vishesh me epitetin tradhtar.Nga kush,ndoshta nga ndonje sternip rankovician.Per me teper nga njerez qe nuk te njohin fare.

Sponzor

Edhe ne kete rast mesova mjaft.Dy dit e perjetova rende sepse karakteri im nuk i duronte dhe isha mesuar pergjat tere jetes time te marr vec levdata dhe kurre sharje.Mesova se duhet injoruar kete kategori te paafte mentalisht te ketyre njerzve dhe se s’duhet ndalur kurre se luftuari te keqen ne cdo kohe vend dhe me cdo cmim.Mesova qe edhe sot ne shekullin njezetenje ne kohen e teknologjise ne kombin tim per fat te keq ende ka njerez qe nuk i dine me shume se njezet shkronja te alfabetit dhe te njejtit i dine te gjitha,politiken me se miri.Te njejtit te kruqzojne te shajne te bejne tradhtar e ne te njejten kohe nese behesh me ta te bejne hero…O Zot sa e dhimbshme kjo.Reagimin ta marrin per urrejtje per armiqsi andaj sipas tyre ti je teper ne kete bote…
Mesova se si edhe gjinia me e bukur me delikate me komplekse ajo me e ndjeshmja ne piken morale femra ka ikur nga gezhoja njerzore.Ajo vet e fyen nje te dhunuar te luftes edhe pse viktima eshte e pafajshme dhe kerkon drejtesi.

Nuk e kam marre me mend ne jeten time qe ka femra shqiptare te moshes mesatare qe maskohen me grim dhe krejt te kqijat i fshehin pas asaj maske dhe shtrihen ne shtart me burrat e tyre e i shajne burrat e botes.Shtrihen ne shtart me burrat e tyre dhe e shohin fytyren e liderit te tyre.E te njejtat te shajne e te fyejn sic ato dine.Dhe ti e sheh qe jane gra te martuara jane nena dhe i kursen ato.Mesova qe paska burra te mykte ne tru qe i mbajne ca mustaqe nuk e di pse dhe qe kane fjalor te paimagjinueshem banal dhe ty te vjen keq qe te paret qe e lexojne ate “gjeni” jane gruaja dhe vajzat e tij.Ska gje familja duhet pergaditur per jete.
Me dhimbset atdheu im qe me njerez te nivelit te tille nga te gjitha partite politike rrezikon te lendohet rende dhe te gjithe njerezit e sinqert’ dhe atdhetar’ jane te padeshirueshem ne mjedise te tilla.
Zot bekoje dhe shpetoje shqiptarine tone nga vet ne!

PS
Asnjehere nuk kam qendruar indiferent ne situate te ndjeshme.I kam kritikuar te gjithe lideret tjere thuajse te gjithe por reagime sharje e fyrerje te nivelit te armates se “kuqe” nuk kam marre kurre.Dhe do te jene pikerisht keta shpetimtaret e ketij subjekti politik qe kane me e rrenuar njehere e pergjithmone nese nuk e riparojne trurin e tyre sado pak.

-Sponzor-