Më në fund reagon Albin Kurti për akuzat se ka lidhje me Rusinë, Iranin dhe Turqinë, ja çka i publikon Thaçit

0

Presidenti Hashim Thaçi sot përmes një konference për media ka akuzuar rëndë Albin Kurtin se për Vetëvendosjen merr financa nga Irani, duke drejtuar pastaj gishtin edhe për lidhje të Kurtit me presidentin rus Vladimir Putin dhe përshtatje me politikat e Beogradit.

Por Kurti i është kundër përgjigjur Presidentit Thaçi  duke ia kujtuar atij shkarkimin. Baba I vetëvendosjes, thotë se mendja e Thaçit është një vorbull që i dhemb atij e i kushton Kosovës.

Sponzor

“I mjeri Javert. Ky nuk mund të jetë president, me gjithë këtë dëshirë që ka për t’u bërë inspektor policie.

Mendja e Thaçit është një vorbull që i dhemb atij e i kushton Kosovës. Shpif si polic në bodrume hetuesie, akuzon si prokuror në farsa prej gjyqi. Neni më i rëndësishëm i Kushtetutës së Republikës po bëhet neni 91”, ka shkruar ai.

-Sponzor-