Me seancë solemne Skenderaj shënon Epopenë e UÇK-së

0

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot seancë solemne me rastin e shënimit të 23 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë seancë u përkujtua sakrifica e pashembullt e Familjes Jashari si dhe e të gjithë dëshmorëve e martirëve të rënë për lirinë e Kosovës.
Në këtë seancë para të pranishmeve foli, Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Fatbardha Haliti, e cila ngriti lartë kontrbutin e Komandantit Legjendarë Adem Jashari si dhe të familjes së tij.
Haliti tha se historia e Marsit sa na sjell kujtime të trishta por edhe ndjenja krenarie, na sjelle edhe porosi të mëdha qe të punojmë e të angazhohemi për ndërtimin e shtetit, për promovimin e paqes kudo, duke krijuar kështu një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt për të gjithë.
“Historia e lavdishme e popullit tonë në vazhdimësi e ka dëshmuar që shqiptaret janë të patrembur para çdo armiku dhe se mund t`i mposhtin ata. Marsi na kthen mbrapa në kohë tek Kulla e Jasharajve, aty ku u bë qëndresa heroike e stoike e Familjes Jashari, aty ku baca Shaban, Hamza, Komandanti Legjendar Adem Jashari si dhe gjithë familja luftuan ballë për ballë me forcat serbe deri në frymën e fundit duke mos i`u trembur fare syri”, tha Kryesuesja e Kuvendit, transmeton Klan Kosova.
Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, kanë organizuar një program me aktivitete të për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

-Sponzor-