Mediat e huaja: Shqiptarët e Zvicrës ishin nën rrethimin e rusëve

0

Mjafton të thuash që shqiptarët e Zvicrës do luanin në Kaliningrad për të kuptuar se sfida e tyre mbrëmë ishte dyfish e vështirë.

Në enklavë ata do i priste një rrethim rus.

Gazeta zvicerane Blick shkruan se stadiumi ishte kthyer në një fortesë serbo-ruse.

“Rusët po mbronin vëllezërit e tyre serbë,” shkruante gazeta.

Notat politike të ndeshjes theksohen edhe nga Daily Mail që publikon foto të tifozëve serbë me portretet e Vladimir Putin.

Komentuesit thonë se nuk ishte sportive reagimi i rusëve që fishkëllyen ndaj shqiptarëve.

Megjithatë shqiptarët ia dolën dhe Zvicra duket se mund të kalojë grupin.

-Sponzor-