Mediet vendore: Edhe burri i Vjosa Osmanit ishte graduar kundërligjshëm në diplomacinë kosovare?

0

Prindon Sadriu, bashkëshorti i kryekuvendares dhe u.d. se Presidentit, Vjosa Osmanit dyshohet se ishte graduar kundërligjshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, në gradën diplomatike Ministër.

Sadriu më 15 korrik të 2019-ës ishte ngritur në detyrë nga ish-ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili e kishte emëruar në atë pozitë pa iu dhënë rekomandimi nga Drejtori i Përgjithshëm.

Sponzor

Rekomandimi nga Drejtori i Përgjithshëm është një kusht i domosdoshëm për gradime të tilla, në këtë rast jo edhe për bashkëshortin e Osmanit.

Siç raportonte asokohe Insajderi, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, kishe pranuar tërhtorazi se kishte ndodhur një shkelje e tillë, pa e precizuar qarte rastin e burrit të Vjosa Omsanit.

“Në periudha të ndryshme të historisë së Ministrisë së Punëve të Jashtme ka pasur gradime të diplomatëve dhe në tërësinë e këtyre vendimeve mund të ketë shkelje eventuale të bëra nga qeverisjet e kaluara. Deri më tani, qeverisja aktuale nuk ka bërë gradime të reja dhe kurdo që do të bëhen ato, do të jenë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore që parashihen për këtë proces të rëndësishëm të Shërbimit të Jashtëm”, ishte thënë në përgjigjen e MPJD-së për Insajderin.

Insajderi kishte publikuar edhe letrën ku kërkohej të rishqyrtohej edhe njëherë vendimi për gradimin e Prindon Sadriut. Në vendim për gradimin e bashkëshortit të Vjosa Osmanit thuhej se Sadriu merr gradën diplomatike “Ministër”.

Po ashtu saktësohej se i njëjti do të shërbente në misionin diplomatik të Kosovës në Shkup të Maqedonisë Veriore me mandat 4-vjeçar.

Debati rreth emërimeve në poste diplomatike të familjarëve të pushtetarve të Kosovës u rikthye këto ditë pas lajmit se djali i deputetit Haxhi Shala është emëruar Konsull në Prage, si kundërshpërblim për voten e Shales për Qeverinë Hoti.

Vjosa Osmani, në cilësin e u.d. së Presidentit ka paralajmëruar se të gjithë këto emërime të bëra muajve të fundit do të revidohen.

Ndërkohë, burri i Osmanit vazhdon të shërbeje në misionin diplomatik të Kosovës në Shkup, qe dyshohet si gardim i kundërligjshëm.

Është e pritshme që Vjosa Osmani do të kërkoje rishqyrtimin e gradimit edhe të bashkshortit të saj, Prindonit.

-Sponzor-