Memli Krasniqi deklason analistët në studio televizive

0

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi ka treguar arsyet pse kjo parti nuk dëshiron të jetë pjesë e ndonjë qeverie, transmeton Gazeta Metro.

Krasniqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se PDK përmes qëndrimit në opozitë dëshiron të kthehet në kuotën e 200 mijë votave dhe të vazhdojë reformat e nisura për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

Sponzor

Deputeti i PDK-së thotë se do të jenë përfaqësues të popullit me atë besim që kanë marrë.

“Ne rënien me 20 mijë vota e kemi marrë me shumë seriozitet dhe po punojmë që ta kthejmë PDK-në aty ku e ka vendin – si parti e parë”.

Krasniqi ka thënë se tash që PDK do të jetë në opozitë reformimi do të jetë më i lehtë pasi kanë më shumë kohë.

“Të qenit në qeveri nuk te jep shumë kohë për shkak të angazhimeve që mund të kenë figurat e partisë në ministri të ndryshme”, tha ndër të tjera Memli Krasniqi.

-Sponzor-