Merkel rikonfirmon qëndrimin e Gjermanisë për Kosovën, por ka disa fjalë për Thaçin

0

Kancelaria Gjermane Angela Merkel e cila është në një konferencë të drejtpërdrejtë më Presidentin Hashim Thaçi në Berlin, ka ripërsëritur se Gjermania është aleate e Kosovës dhe se e mbështet rrugën e saj integruese drejtë Bashkimit Evropian.

Me këtë rast Merkel ka theksuar se institucionet e Qeverisë së Kosovës duhet të përqendrohen në kriterin e fundit për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, raporton indeksonline.

“Gjermania mbetet aleat i fuqishëm i Kosovës duke mbështetur rrugën e saj integruese për në Bashkimin Evropian. Por para kësaj duhet që Kosova ta luftoj korrupsionin dhe krimin e organizuar”, ka thënë Merkel.

-Sponzor-