Mes lotëve e mërzisë i jepet lamtumira e fundit dy të rinjeve nga Lipjani

0

Tre të rinj humbën jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi të shtunën në rrugën Shtime-Suharekë, saktësisht në fshatin Duhël.

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën dy të rinj nga Lipjani, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmava, si dhe një i ri nga Prishtina, V.H., i lindur në vitin 1999.

Sponzor

Gjatë natës së mbrëmshme në komunën e Lipjanit u ndezën qirinj në kujtim të këtyre të rinjve që humbën jetën.

Gjatë ceremonisë së varrimit u lexua edhe telegram ngushëllimi nga kryetari Imri Ahmeti në emër të institucioneve:

E nderuara familje Retkoceri dhe Tmava

E dashura rini, të dashur qytetar të Llugaxhisë dhe Lipjanit në emër të Komunës së Lipjanit dhe në emër tim ju shprehë ngushëllimet me rastin e ndarjes nga jeta të Leonardit dhe Sahitit.

Lajmi i keq, lajm i kobshëm i datës 16 mars në orët e pasdites na ka pikëlluar thellë të gjithë ne qytetarët e Lipjanit.

Ndarja nga jeta e Leonardit e Sahitit kaq e hershme, e pa pritur është humbje për familjen për rinin e Lipjanit dhe për gjithë komunën tonë.

Leonard e Sahit do të na mungoni përherë.

I lehtë qoftë dheu

-Sponzor-