Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, përuroi urën e Balincës

0

21 qershor 2019

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të premten përuroi urën e Balincës, pjesë e rrugës nacionale N9, Prishtinë – Pejë.

Sponzor

Vlera totale e investimit që përfshinë ndërtimin e urës me gjithë infrastrukturën përcjellëse, kap shifrën 773,485 euro.

Gjatë ditës, Lekaj mori pjesë edhe në fillimin e punimeve në segmentin e ri të tranzitit të Malishevës.

Loti me gjatësi prej 3.6 kilometra, do të kushtojë rreth 960 mijë euro dhe pritet të përfundojë për 180 ditë pune.

Ministri Lekaj tha se MIT, nën udhëheqjen e tij, është e përkushtuar të kryej projekte të rëndësishme infrastrukturore, lokale e qendrore, të nevojshme për secilin qytetarë të Republikës së Kosovës. Ai shtoi se rrugët duhet të shërbejnë për lidhje të qyteteve të Kosovës, në mënyrë të sigurtë.

Paraprakisht, Lekaj, u prit në takim nga kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili shprehu falënderimin për përkrahje të vazhdueshme të komunës që ai drejton, nga MIT.

-Sponzor-