Ministria e Punës paguan pensionistët e vdekur

0

Veteranët “e rremë” nuk janë të vetmit që po e dëmtojnë buxhetin e shtetit. Miliona euro i kanë kushtuar shtetit gabimet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), duke paguar pensione pa meritë për pensionistët e vdekur, personat në marrëdhënie pune, përfituesit e dyfishtë të pensioneve.

Publikimi i keqpërdorimeve me paranë publike duket se nuk po i mjafton Prokurorisë së Shtetit për t’i hetuar përfituesit e kundërligjshëm që janë bërë barrë për buxhetin e shtetit.

Një varg kritikash në drejtim të këtij institucioni kanë drejtuar njohësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ndërkohë, në Prokurorinë e Shtetit kanë zgjedhur të heshtin për këtë çështje.

Pavarësisht se kanë kaluar ditë që gazeta “Zëri” është në pritje të përgjigjeve nga Prokuroria, ky Institucion duket se nuk e ka parë të arsyeshme të përgjigjet.

Ndërkohë, në Prokurorinë Themelore nuk është regjistruar asnjë rast i natyrës së tillë. Të paktën kështu kanë deklaruar.

-Sponzor-