Ministrja Reshitaj viziton Gjakovën, flasin për sfidat dhe bashkëpunimin në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor

0

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj bashkë me disa nga ministrat, sot vizitoi Komunën e Gjakovës, ku u prit nga kryetari Ardian Gjini.

Në këtë takim biseduan për bashkëpunimin në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, sfidat dhe problemet si dhe projektet e përbashkëta që kemi.

Reshitaj tha që këtë vit MMPH përkrah komunën e Gjakovës me projekte të ndryshme zhvillimore, si:
1. Rregullimit i shtratit të lumit Krena;
2. Përfundimi i punimeve të ujësjellësit në 28 fshatra të Gjakovës;
3. Në bashkëfinancim me donatoret ndërkombëtar kemi projektin e Impiantit për trajtimin e ujerave të zeza në Gjakovë, në vlerë prej 16 milionë e 800 mijë euro.
4. Brenda disa ditësh do të instalohet Stacioni automatik i meteorologjisë i cili dje është pajisur me leje. Ky stacion do të mundësojë të dhëna të sakta në kohë reale për Gjakovën dhe rrethinën sa i përket matjeve meteorologjike.

Bashkërisht me komunën do të punojmë në mbrojtjen dhe përmirësimin e gjendjes së lumenjve në këtë qytet, duke ruajtur florën dhe faunën , të cilat po rrezikohen nga ndotja e madhe e lumenjve, shtoi nder të tjerash ministrja Reshitaj.

Ministrja Reshitaj kërkoi nga kryetari z. Gjini që të fuqizojë inspektoratin komunal për zbatimin e kornizës ligjore, duke përfshirë edhe hartimin e dokumenteve që janë në përgjegjësi te komunës.

-Sponzor-