Moderatori shqiptar rikthehet me një emision të ri, ja ku do të mund ta shihni

0

Bledi Strakosha është një nga moderatorët më të dashur të publikur shqiptar.
Prej vitesh tashmë ai është tërhequr nga televizioni, duke u marrë më tepër me punët në prapaskenë. Mesa duket, Bledi ka vendosur se ka ardhur koha të rikthehet në televizion dhe së shpejti do të mund ta shihni në ‘RTSH’ me programin më të ri, ‘Me Bledin’.

Ai do të vijë me një format të ngjashëm me ‘Blue’, të cilin e ka moderuar në vitin 2003. Moderatori është shprehur për ‘Panorama Plus’ se ‘Blue’ ka qenë pjesë e televizionit kur intervistat me VIP-at mungonin, ndërsa tani gjërat kanë ndryshuar. “Sot ka shumë formate që e kanë pasuar. Kështu që, në një kuptim mund ta quajmë një rikthim të ‘Blue’, në kuptimin që do të flitet për jetën, ndjesitë, të rejat, etj., por do të jetë më show dhe më argëtues, sepse jetojmë në kohë të tjera.

Sponzor

Rëndësi për mua ka që çdo personazh i ftuar të ndihet vetvetja, ta harrojë që po xhirohet nga kamerat e po shihet nga mijëra sy dhe të flasë sa më hapur të mundet”, është shprehur Bledi. Të famshmit do të rrëfejnë sekretet e tyre, në një ‘udhëtim’ që nis nga një bar dhe përfundon në dhomën e hotelit ‘Plaza’. Strakosha nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër rreth këtij programi, por me siguri do të jetë diçka e veçantë që do të sjellë gjëra që nuk i dimë për shumë të famshëm shqiptar.

-Sponzor-