Molliqaj i reagon Kurtit: Po të doje ti, do të…

0

Që nga dalja në publik e mospajtimeve brenda Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Albin Kurti ka shkruar dy letra. Këto edhe ishin subjekt i komentimit të aktivistit të kësaj partie, Vlorian Molliqaj, njëherit vëllai i deputetit Dardan Molliqaj.

Ai ka kritikuar Kurtin se ka heshtur në momentet më kritike që kjo parti ka kaluar.

Sponzor

“Fatkeqësisht, me këto dy letra nuk u komunikua me aktivistin por u kumtua qëndrimi që nuk le hapsirë për dalje nga kjo gjendje”, shkruan Molliqaj në një pjesë të reagimit të tij.

Gjeni pa ndërhyrje publikimin e bërë nga Vlorian Molliqaj pak më parë:

Kohë shumë e gjatë, e vetëm dy letra. Fatkeqësisht asnjëherë, as para daljes së problemit në publik, e as pas daljes, as edhe një lutje për aktivistët për ndaljen e gjuhës linçuese dhe ofendimeve në rrjete sociale dhe shpifjeve nga më të ulëtat nëpër grupe joformale.

Heshtja në momentet më të vështira të organizatës nuk është asgjë tjetër pos mbështetje e gjithë kësaj që po ndodh.

Por, edhe letrat të cilat nuk iu bëjnë thirrje aktivistëve për qetësi dhe ndalje të kësaj gjuhe, por me heshtje i përkrahin ato, nuk janë serioze dhe nuk kanë qëllime përbashkuese. Ashtu siç të gjithë e dini besoj, do të mjaftonte një lutje nga Albini dhe askush nuk do të ofendonte në këtë mënyrë.

Fatkeqësisht, me këto dy letra nuk u komunikua me aktivistin por u kumtua qëndrimi që nuk le hapsirë për dalje nga kjo gjendje.

Paradite t’ua hapësh derën e t’i quash tradhtarë përmes piunëve bashkëthemeluesit e Lëvizjes, e pasdite t’i ftosh për dialog, nuk është asgjë tjetër pos hipokrizi.

-Sponzor-