Momenti kur Leonora Jakupi shpërthen me lot para të pranishmëve

0

Me rastin e 20 vjetorit të rënies, kthimit dhe rivarrimit të eshtrave të heronit Qazim Jakupit në Kosovë e bija e tij, Leonora Jakupi në akademinë përkujtimore duke i falënduar të afërmit tha se është e lumtur që më në fund eshtrat e babait të saj janë kthyer në vendlindje.

“Jam shumë e lumtur që pas 20 vitesh u kthyen në Kosovë që na kemi pritur kaq gjatë”, tha Leonora më zë të mekur duke e falënderuar kryeministrin Ramush Haradinajn që e ka bërë të mundur këtë .

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
“Ju qoftë dheu i lehtë i Kosovës për të cilin kanë pritur shumë gjatë”, përfundoi ajo. Me rastin e rivarrimit të heroit Qazim Jakupit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot e ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi do të rivarrosen në varrezat e dëshmorëve në Velani sot nga ora 14:00.

Emocionohet Leonora Jakupi, ja fjalët e saj në akademinë përkujtimore të babait

Emocionohet #LeonoraJakupi, ja fjalët e saj në akademinë përkujtimore të babait..!

Posted by KosovaPost.net on Friday, September 21, 2018

-Sponzor-