Momenti kur Policia ia merr jetën këtij personi

0

Një sulmues ka vrarë me armë zjarri dy zyrtarë policorë dhe një kalimtar në qytetin Liege, në lindje të Belgjikës.

Sulmuesi i dyshuar ka marrë peng një mirëmbajtëse afër shkollës, mirëpo më vonë ai është qëlluar për vdekje, ka thënë transmetuesi shtetëror, RTBF.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet të cilat tregojnë policinë duke marrë pozicionet e tyre pas veturave të parkuara, pranë hyrjes së shkollës.

Aty shihet se kur sulmuesi në fjalë vjen dhe tenton të ik me një armë në drejtim të tyre, oficerët e gjuajnë me një breshëri plumbash, përcjell Gazeta Metro.

 

-Sponzor-