Mozzik bën për vete Thaçin e Veselin, ia dhuron albumin e tij

0

Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli kanë pritur një mysafir jo fort të zakonshëm në zyret e tyre.

Te ata ka shkuar për vizitë sot reperi Gramoz Aliu i njohur si Mozzik.

 Arsye e vizitës ka qenë albumi i reperit i cili iu ka dhuruar Thaçit e Veselit nga një kopje të tij për siç ka thënë në shenjë respekti për figurat e shquara të UÇK-së.
Sponzor

“Në shenjë respekti për figurat më të shquara të UÇK-së , sot ua dhashë nga një Album (cd) timin që në kohën e lirë ta dëgjojnë e ta shijojnë”, ka shkruar Mozzik, i cili vazhdon ta cilësojë albumin e tij si një aset kulturor.

Pak javë më parë Mozzik kishte organizuar një turne nëpër Kosovë, ndërsa ishte ndërprerë nga policia për shkak të situatës me pandeminë./Zëri

-Sponzor-