MPB demanton LVV-në në Podujevë: Veturat zyrtare janë në shfrytëzim nga KQZ-ja

0

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë akuzuar sot ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, se po i përdor veturat zyrtare për të bërë fushatë.

Një gjë e tillë është kundërshtuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.Ministria e Punëve të Brendshme ka sqaruar se veturat e MPB-së, janë duke u përdorur në procesin elektoral që është duke u mbajtur sot në Komunën e Podujevës dhe Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Sponzor

“Ju njoftojmë se veturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë dhënë në shfrytëzim për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizmin e zgjedhjeve. Ju bëjmë me dije se kjo është një praktikë që gjatë organizmit të zgjedhjeve në Kosovë, KQZ, kërkon nga Ministria e Administratës Publike, mbështetje me vetura për organizmin të zgjedhjeve. Tashmë meqë ish-Ministria e Administratës Publike është shuar në Ministrisë e Punëve të Brendshme, është përgjegjësi e MPB-së që t’iu jep në shfrytëzim veturat për KQZ-në”, është thënë nga MPB-ja

-Sponzor-