Mustafa e godet në mënyrë inderekte Kosnetin

0

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është njeriu i duhur që të luftohet krimi dhe korrupsioni në vend.

“Miq të nderuar. Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin”, shkruan ai në një status në rrjetin social Facebook.

Sponzor

“Është i dijshëm dhe i pakorruptuar andaj edhe i pavarur dhe pashantazhueshëm në marrjen e vendimeve të forta. Thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, mund të mos i pëlqej dikuj, por jam i bindur se është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si Kryeministri Hoti”, shton ai.

Një mbështetje e tillë e Mustafës vjen pas përplasjes me Ramush Haradinajn dhe kritikave të shumta nga ndërkombëtarët për shuarjen e Task Forcës kundër korrupsionit.

Kjo nuk është hera e parë që Mustafa i del në mbrojtje Hotit. I pari i LDK’së në një rast madje kishte kritikuar edhe anëtarët e partisë së tij që s’po i dalin Hoti në krah duke i krahasuar me strucët që e fusin kokën nën rërë

-Sponzor-