Mustafa e quan Kusari – Lilën xhelate: A kështu i edukon fëmijët!!!

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratave të deputetes së VV’së, Mimoza Kusari-Lilës, e cila tha se Kryeministri Hoti duhet të shkarkohet, meqenëse nuk është izoluar pas testimit. Këtë veprim të deputetes, Mustafa e ka quajtur kanibalizëm politik, raporton Express.

Sipas Mustafës, të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin me shkarkim vetëm pse e ka kapur virusi një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore.

Sponzor

Ai e ka quajtur Kusari-Lilën xhelate.

“Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë”, ka shkruar Mustafa

-Sponzor-