Mustafa godet Kurtin: Njeri i papërgjegjshëm, i dëmtoi raportet tona me SHBA’të

0

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa, shprehu edhe njëherë gatishmërinë e SHBA’ve dhe mbështetjen e tyre në çdo proces të Kosovës, duke thënë se pa mbështetjen e tyre nuk do ishin arritjet që janë bërë deri tani, shkruan Gazeta Metro.

Ndërsa Mustafa kur u pyet për çështjen e ‘’thikave mbi harta’’, që e kishte përmendur Kurti duke thënë se kjo e priste Kosovën në marrëveshjen që u nënshkrua në SHBA, Mustafa tha se njerëz të tillë kanë bërë që të dëmtohet raporti me SHBA’të.

Sponzor

‘’Këto janë gjëra që e kanë thënë njerëz të përgjegjshëm që na kanë dëmtuar në raport me SHBA’në. Ka qenë dëm i madh, të cilin Hoti e ka sanuar deri diku memarrëveshje në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shtoi se janë edhe disa çështje të pazgjidhura me Serbinë, por ky proces do vazhdoj tutje

‘’Nganjëherë në ecje po humbim edhe ndjenjën tonë për kohën. Na kanë mbetë disa cështje të pazgjidhura me Serbinë, nuk jemi akoma anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjitha këto janë kufizie që nuk janë për t’i lënë anash. Do të ketë këresë dhe angazhim më të fuqishëm edhe më tutje në këtë proces’’, përfundoi ai./

-Sponzor-