Ndërtimi i kulteve fetare duhet të jetë simbol i bashkimit mes shqiptarëve

0

Shkruan: Edona Gashi

Te shqiptarët në përgjithësi, e te ne të Kosovës në veçanti, toleranca fetare gjithmonë ka qenë shembulli më i mirë në Europë. Këtë tolerancë fetare armiku serb është munduar ta prishë përmes formave të ndryshme. Kështu, serbët kanë prishur shpesh herë varrezat katolike, ortodokse, muslimane dhe duke dëmtuar ndonjë kishë apo xhami për t’i akuzuar më vonë shqiptarët e besimit musliman katolik apo edhe ortodoks si autor të këtyre akteve kriminale me bazë fetare. Këto raporte të mira ndër shqiptarë të besimit katolik e musliman, nuk u prishën asnjëherë edhe pse përpjekjet e këtij armiku ishin përherë evidente. Në vitin 1913, kur brigadat serbo-malazeze kishin pushtuar Rrafshin e Dukagjinit, duke bërë masakra të tmerrshme dhe detyruar shqiptarët e besimit katolik dhe musliman të ndërronin fenë dhe të bëheshin ortodoksë, për t’u sllavizuar më lehtë, në atë kohë, ushtria serbo-malazeze kishte tubuar në Gjakovë shqiptarët e besimit katolik në një anë dhe të besimit musliman në anën tjetër, për t’i pushkatuar, mbase nuk donin të ndërronin fenë e tyre. Dhe, për këtë alarmohet ipeshkvi katolik nga Prizreni imzot Lazer Mjeda, i cili shkon dhe ndërhyn shpejt tek komandanti malazez, duke i thënë, se po nuk i lëshove do të alarmojë Europën, për këtë gjenocid dhe etnocid të paparë.

Sponzor

Më 26.04.1990 ishte ditë e Bajramit menjëherë pas faljes se bajramit ne xhaminë e Bubavecit të Malishevës ishte shkruar nje pankart në derën e xhamisë me mbishkrimin “mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit është shqiptarija” profesori i ndjer Anton Qeta e pyeti Hoxhën Xhevat Kryeziun, – a nuk është kjo e rëndë për ty?, – ai ju pergjigj – e don koha dhe vendi, nuk ishte qëllimi ti braktisnin fetë e tyre por qëllimi ishte që propaganda t’i përçaj fetarisht shqiptarët të goditet me themel. Toleranca, mirëkuptimi dhe bashkëjetesa ndërmjet qytetarëve, potencohen si vlera mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës. Protesta e mbajtur më datë 22 korrik e kishte pikërisht këtë konotacion përçarjen e shqiptarëve të Kosovës. • Organizatori i protestës nuk doli fare në protestë, ndërsa numri i protestuesve sado që ishte i vogel dhe solid prap nuk dinin se çfarë kërkonin. Disa kërkonin vende parkingu disa të tjerë çerdhe dhe të tjerët e shihnin si antivlerë besimin në Zot.

Xhamia e madha si projekt filloi para 10 vitesh ku për këto vite bashkësia islame ka trokitur shumë dyer për të gjetur fondet për ndërtimin e xhamisë së madhe. Fondet së fundi erdhën nga Dijaneti turk, ndërsa kostoja e saj shkon deri në vlerën e 40 milionë eurove. Fondet janë ndar qysh në vitin 2018 dhe qe nga ajo kohë nuk kishte reagime deri me sot dhe kjo është mjaft shqetësuese, qytetaret janë mjaft konfuz nëse vërtet Turqia po propangandon, apo personat që heshtën janë persona që kanë dalë me një qëllim të caktuar dhe me udhëzime për ta bërë punën e tyre.

Nëse pyesim se çfarë i shtyn qytetarët të mendojnë kështu është e thjesht të dalim në një konkluzion e njëjta gjë kishte ndodhur edhe kur filloi ndërtimi i katedrales ku persona jo kompetent të thirrur në emër të islamit tentonin ta pengonin me pretekstin se ishte fyerje dhe provokim, sepse struktura dhe forma i përkisnin një kishe të vjetër në Itali. A po provohet sërish edhe tani që të shtrihet një propagandë e viteve 1900 ti perçajmë, që ti sundojmë. Ne nuk duhet të jemi indiferent ndaj personave të tillë që tentojnë të prishin imazhin e pastër dhe të kulluar të tolerancës ndër fetare në Kosovë. Vlen të permendet dhe të lavdërohet edhe përmbajtja dhe mos mbetja peng i mashtrimit të të gjithë komuniteteve fetare në Kosovë ku te gjitha ishin kundër kësaj proteste, në fund nuk duhet të harrojmë se të besosh në Zot nuk është mëkat dhe as të adhurosh Zotin besimtaret musliman te Prishtinës e më së shumti të lagjes Dardania dhe Ulipan e meritojnë një Xhami të tillë ku vërehet më së shumti ditën e premte (xhumaja) besimtarët falen edhe në rrugë përkundër rreshjeve atmosferike e kjo për arsyjen e vetme qe xhamitë aktuale nuk kanë kapacitete të mjaftushëm për përmbushjen e nevojave të tyre primare.

-Sponzor-