Ndërrimi i fjalëve: Kurti premtoi se do t’i kishte 5 këshilltarë, i bëri 18 + 5 zyrtarë tjerë kabineti

0

Kryeministri në detyrë kishte dhënë intervista të shumta gjatë kohës së tij si kryeministër, por edhe gjatë kohës sa pritej të bëhej kryeministër. Dhe në këto intervista, Kurti bëri shumë premtime të cilat nuk kishin kuptim, e prandaj edhe nuk ia doli që t’i mbante.

Një ndër këto ishte premtimi se do t’i kishte vetëm 5 këshilltarë, edhe pse aktualisht i ka 18 njerëz që e këshillojnë.

Në kabinetin e tij janë 23 persona, 18 prej të cilëve mbajnë funksionin e këshilltarit politik por pa specifikuar saktësisht se çfarë detyre kryejnë në kabinet përveç që mbrojnë Kurtin në rrjete sociale.

Përveç tyre, në atë kabinet janë edhe një asistent personal, dhe një asistent protokolli por edhe tre zyrtarë të tjerë me funksione tjera.

Mirëpo, Kurti më herët premtonte se do t’i kishte 5 këshilltarë ndërkohë që fyente kryeministrat e tjerë për numrin e madh të tyre.

“Ndoshta pesë këshilltarë mjaftojnë. 35 janë si të mos jetë asnjë, ose tregojnë një paaftësi fondamentale të kryeministrit,” kishte thënë ai gjatë fushatës elektorale.

Zëdhënësi i qeverisë me emrin Përparim Kryeziu kishte deklaruar se kryeministri i kishte 18 këshilltarë politikë, katër prej të cilëve ishin të jashtëm.

Këta janë emrat e stafit të Kurtit:

Agon Hamza, Arianit Beqiri, Arta Berisha, Aziz Bici, Cvetko Veljkovic, Dorotea Deshishku, Driton Tali, Durim Berisha, Elvis Hoxha, Erzen Vraniqi, Fëllanza Podrimja, Furtuna Sheremeti, Ismail Hakki Ustaibo, Jeton Zulfaj, Luan Dalipi, Milot Cakaj, Nora Kelmendi, Patrik Domi, Përparim Kryeziu, Shenaj Shala, Tienmu Ma, Valë Gjonbalaj-Azemi, Xhevdet Neziraj.

-Sponzor-