Ndodh edhe kjo! Policia i denon me gjoba të larta shkëlsit e komunikacionit, gjykatësja ia ulë (Dokument)

0

Jo rrallë herë qytetarët e vendit ndahen të pakënaqur me vendimet të cilat i marrin gjykatat tona.

Raste të ndryshme dhe pakënqësi të ndryshme janë bërë rreth vendimeve finale që gjyqtarët kanë marrur ndaj qytetarëve (të akuzuarve).

Sponzor

Por jo gjithëherë gjyqtarët dijnë të marrin vendime të rënda. Një rast ndryshe nga vendimet e rënda ka ndodhur në Gjakovë, ku një gjyqatare e atij regjioni ka ulur gjobat për të denuarit nga Policia e Kosovës, rreth denimeve në komunikacion.

Burime të sigurta të Gazetës NewBorn, brenda Policisë së Kosovës, tregojnë se si gjyqtarja M.S, ka ulur dukshëm denimet e dhëna nga Policia e Kosovës në vendimin e saj në Gjykatë.

Madje një të mituri ajo ia ka zbritur gjithë denimin, duke i kërkuar nga prindërit e të pandehurit të kenë kujdes të shtuar ndaj fëmiut të tyre.

Sipas Ligjit të Komunikacionit në Republikën e Kosovës, Neni 231 (Kushtet për drejtimin e automjetit), kur një i mitur ndalohet nga Policia e Kosovës duke e drejtuar automjetin, thuhet se pason gjoba nga 500 deri në 1500 euro, si dhe kur i mituri i cili nuk ka patentë shoferë, i zbriten deri në 3 pikë në leje të vozitjes.

Më poshtë e sjellim të plotë vendimin e marr nga gjyqtarja e kësaj lënde dhe sekretarja juridike.

 

 

-Sponzor-