Ndodh edhe një rast tjetër sikurse ai me Rexhën në grazh të kalit

0

Një dasmë që përfundoi në tragjedi ishte ajo e dy të rinjve nga West Yorkshire.

Danny Emsley, 37 vjeç dhe Clare, 35 vjeç e kurorëzuan martesën e tyre në një hotel luksoz ku ishin të ftuar 80 persona, miq e të afërm të çiftit.

35-vjeçarja e ka gjetur të vdekur bashkëshortin e saj në dhomën e hotelit ku do të kalonin muajin e mjaltit, disa orë pas martese.

Emsley u fut në dhomën e hotelit rreth orës 23:30 të mbrëmjes dhe u gjet i vdekur në orën 01:30 nga bashkëshortja e tij kur u fut në dhomë pasi përfundoi festa.

Ajo shkroi në Facebook:

E premtja ishte dita më e mirë e jetës sime, u martova me njeriun më të mirë, më të sinqertë, më të këndshëm, më të sjellshëm dhe më të dashur që kam takuar ndonjëherë. Ne kaluam një ditë të përsosur me familjen, miq, dashuri dhe qeshje.

Magjia mbaroi në fund të natës dhe Danny im i bukur u largua nga jeta ime. Ka një zbrazëtirë në zemrën time që nuk mund të mbushet kurrë. Nuk e di se si do të përballoj pa ty burri im i mrekullueshëm”.

Mendohet se Emsley ka vdekur si pasojë e ritmit të pakontrolluar të zemrës, ose që quhet ndryshe sindroma e vdekjes së aritmisë së papritur.

Beli Hasi Qou mor Regjo

Posted by Arianit Çollaku on Thursday, October 20, 2016

-Sponzor-