“Ndryshimi i orarit të lëvizjes, përshtatje për “ekstremistë” e VV-së”

0

Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga data 28 maj të lehtësoj masat kundër coronavirusit. Do të ketë lëvizje nga 5 i mëngjesit deri në ora 21:00, ndërkaq xhamitë dhe kishat do të hapen me masa mbrojtëse. Këtë lëvizje e kanë parë paksa të çuditshme shumë njerëz, duke kritikuar për faktin që nuk u bë hapja e shkollave dhe çerdheve. E kritika të ashpra kanë pasë edhe nga Zyra e Presidentit.

Shkrimi i plote:

Sponzor

“Maskarallëkun e kësaj Qeverie po e shpërfaqë edhe loja politike me kufizimin e lëvizjeve. Pasi që këtë javë kanë nevojë për lëvizjen e lirë të ekstremistëve të tyre, që fatkeqësisht po i trajtojnë si kope politike për t’i mësyrë mbi institucione, ua përshtaten edhe lirinë e lëvizjes. Arben Vitia është një lodër në duart e Albin Kurtit, të cilin e ka shfrytëzuar pa kontroll. Kështu ka qenë gjithmonë. Ai as ministër në detyrë nuk është!

Besimtarët tri ditë pas Bajramit po bënë të falën nëpër xhamia, kurse për Bajram nuk bënte. Prej 28 majit ata lejohen të mblidhen deri në 300 veta, kurse nuk po lejohen ende nga 10-15 fëmijë të mblidhen nëpër kopshte!

Kjo Qeveri nuk ishte asnjëherë e popullit. Këtë e dëshmoi sërish përshtatja e lirisë së lëvizjes për nevoja të tyre politike. Kjo Qeveri është vetëm e ekstremistëve të Kurtit, që e pasqyrojnë më së miri botëkuptimin dhe lidershipin e tij!”, ka shkruar Beharamaj në Facebook

-Sponzor-