Në këtë orë bëhet sot ceremonia lamtumirëse për policin Armend Trena

0

Varrimi i policit Armend Trena do të bëhet sot nga ora 16:00 në fshatin Begracë, komuna e Kaçanikut.

Policët Armend Trena dhe Malsor Dashi kishin rënë më 28 prill në lumin Lepenc, teksa po udhëtonin me veturën zyrtare në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanit. Trupi i Malsor Dashit ishte gjetur para 5 ditësh, kurse trupi i Armend Trenës u gjet gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta NewBorn.

Sponzor

Për gjetjen e trupit të pajetë të tij, ka njoftuar Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Emergjenca dje në orën 16:50, në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit) nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, gjetën trupin e Trenës.

Familjarët e Armend Trenës përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se varrimi i policit do të bëhet këtë pasdite./Gazeta NewBorn/

-Sponzor-