Nëse niseni për kufi duhet të pritni deri në 3 orë

0

Sikurse ndodh në ditët më të nxehta të verës, edhe pranvera ka nisur të krijoj kolona nëpër kufijtë e Kosovës.

Sipas Qendrës Kombëtare për menaxhimin kufitar të MPB-së, në matjet e bëra në ora 18:00 del se në pikëkalimin kufitar të Mërdarës, veturat po presin deri në 3 orë, transmeton Indeksonline.

Për të hyrë në Kosovë kolona është e gjatë 700 metra, kurse në dalje 1 mijë

Derisa kolona ka edhe në Vërmicë, të cilat janë deri në 100 metra, pastaj në Han të Elezit deri në 200 metra si dhe te Dheu i Bardhë deri në 20 metra.

Me këtë mund të llogaritet se ata persona që duan të kalojnë nëpër kufi, duhet të përgatiten për të pritur me orë në veturë.

-Sponzor-