‘Nga janari nuk do jenë më’, Haradinaj jep premtimin për të gjithë shqiptarët

0

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ka folur edhe për çështjen e kontrollit në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe ka bërë një premtim.

Moderatori Ermal Mamaqi u shpreh i pakënaqur që në kufi ka dy pika kontrolli dhe kryeministri Haradinaj tha se nga janari Kosova do t’i heqë ato.

“Sikur thamë që do i heqim kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, do bëhemi një. Dikur ishte një pikë ndalese dhe sa më shihnin më lejonin të kaloja pa ma parë fare pashaportën. Ndërsa tani më marrin pashaportën por ma marrin edhe këta të Shqipërisë edhe ata të Kosovës. Keni vendosur 2 ndalesa në kufi”, u shpreh Ermali.

“E panevojshme. Kosova do t’i heqë ato pengesa. Edhe ato kabinat e vogla, çdo gjë. Nga janari nuk do jenë më”, u përgjigj kryeministri.

-Sponzor-