Flet babai i 22 vjeçarës së vr’arë nga Prishtina

0

Babi i tashmë të ndjerës 22- veçarës, që u gjend e vdekur mbrëmë në fshatin Besi, ka rrëfyer se vajzën e tij mund ta ketë vrarë dikush, pasi që ajo nuk kishte pasur probleme me askënd.

“Nuk po di asgjë. Qysh ka ardhë deri te kjo punë për besë nuk e di. Unë nuk po besojë që çika jem e ka vra vetën. Dikush i ka ba diçka. Ajo nuk kishte pasur probleme me askënd.”, i tha ai për Express.

Sponzor

Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si vdekje të dyshimtë derisa po vazhdon me hetimin e tij.

“Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion, dhe jemi në pritje të rezultateve, për t’i mësuar rrethanat e rastit”, tha Ulaj për Insajderin.

Një grua është gjetur e vdekur në fshatin Besi të Prishtinës sot rreth orës 20:00, pasi dyshohet të ketë marrë plagë nga arma e zjarrit.

-Sponzor-