Nisma ia bllokon gurthyesin Haxhi Shalës, e kishte djalin aksionar

0

Ish-deputeti i NISMA-s Socialdemokrate, Haxhi Shala, ditë më parë la këtë parti për të kaluar në AAK-në e Ramush Haradinajt.

E me vete mori edhe shumë anëtarë të tjerë nga partia e Fatmir Limajt.

Sponzor

Por, si duket, tashmë ish-partia ka filluar t’i hakmerret Shalës.

Komuna e Malishevës e udhëhequr nga NISMA dhe Ragip Begaj, i kanë ndërprerë punën gurëthyesit, “Ylli Mineral” ku një nga aksionarët është djali i Haxhi Shalës, Edmondi.

Ky vendim erdhi pas peticionit të banorëve të fshatit Bellanicë.

“Banorët e fshatit Bellanicë, kanë bërë peticion me shkrim me datë 18.12.2019 për të kundërshtuar të njëjtin veprim të drejtorisë për urbanizëm, përkatësisht subjektit juridik “Ylli Mineral”. Bazuar në procedurat ligjore, peticioni i banorëve të fshatit Bellanicë, është trajtuar në Kuvendin e Komunës së Malishevës, ndërsa i njëjti organ ka nxjerr vendimin me datë 10.01.2020, me të cilin i ka pezulluar të gjitha pëlqimet e lëshuara nga organet kompetente të KK-Malishevës”. Me vendimin e lartëcekur, pika 2 e këtij vendimi, organ i vetëm që ka kompetencë për dhënien e pëlqimeve për operimin e gurëthyesve, në territorin e komunës së Malishedvës, andaj bazuar në vendimin e KK-Malishevës, ky organ vendosi që të anulojë pëlqimin e dhënë nga kjo drejtori me datë 18.07.2019”, thuhet në arsyetimin e vendimit të nënshkruar nga drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit Ahmet Morina.

Gazeta Infokus ka biseduar edhe me përfaqësuesin e kompanisë “Ylli Mineral”, Naim Cakiqi.

I njëjti ka thënë që ky vendim i komunës së Malishevës nuk është fer dhe se do të ankohen, megjithatë, nuk pranoi që tash ta quaj vendimin politik.

Cakiqi tha që ende nuk i ka marrë dokumentet për anulimin e pëlqimit.

“Ky vendim është i paarsyeshëm, komisioni për miniera dhe minerare, më ka njoftuar që ka ardhë një dokument i tillë e arsyetimi i komunës po na duket që nuk është fer, pasi po bëhet veç ndaj biznesit tonë. Por, sipas të gjitha gjasave, ne do të bëjmë ankesë”, ka thënë Cakiqi për Infokus.

-Sponzor-