NISMA: Marrëveshja e Demarkacionit do të ratifikohet shumë shpejt

0
NISMA Socialdemokrate ka thënë se marrëveshja e Demarkacionit do të ratifikohet shumë shpejt. Më poshtë është komunikata e plotë: Marrëveshjes se 25 gushtit të vitit 2015 do t’i bashkëngjitet një aneks marrëveshje të cilën kohë më parë e ka prezantuar zëvendëskryeministri Fatmir Limaj gjatë vizitës në Mal të Zi.
Tashmë edhe Mali i Zi ka rënë dakord që dy shtetet të nënshkruajnë një aneks marrëveshje ku dy qeveritë zotohen se brenda një periudhe të caktuar do t’i rishikojnë pikat e kontestuara nga pala kosovare. Nënshkrimit të kësaj aneks marrëveshje i ka parapri vizita e Limajt ditë më parë në Mal të Zi.
Vulën përfundimtare këtij propozimi ia ka dhënë edhe vizita e kryeministrit malazez të mërkurën në Prishtinë. Vet, zv.kryeministri Limaj ka konfirmuar një ditë më parë se çështja e demarkacionit do të përfundoj shpejtë, por pa dhënë shumë detaje.
Kryetari Limaj ka qenë i angazhuar që nga muaji tetor për gjetjen e një zgjidhje kreative për çështjen e demarkacionit. Gjatë gjithë kësaj kohe ai ka thënë se do të gjendët një zgjidhje kreative për tejkalimin e marrëveshjes e cila ka
-Sponzor-