Një ditë para procedimit të Speciales, Kadri Veseli ndërmerr këtë veprim…

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorët e vendeve të Quintit dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ky takim i Veslit ka ndodhur një ditë para se Gjykata Speciale të procedohet nga Kryesia në Kuvend.

Gjatë këtyre takimeve është diskutuar për agjendën e Kuvendit të Kosovës për këtë vit, si dhe për proceset me interes nacional, në veçanti për integrimet euroatlantike të vendit.

Veseli i ka falënderuar ambasadorët për mbështetjen që shtetet e tyre i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli edhe një herë ka shprehur qëndrimin e tij se për procese të rëndësishme për vendin, shteti i Kosovës do të ketë koordinim të plotë me partnerët perëndimorë.

-Sponzor-