Njerëzit pa emër

0

Autore: Ilirida Rexhbogaj

Një natë e qetë kishte rënë mbi Prishtinën e një erë e fortë fryente. Kjo kohë ngjante më shumë në dimër edhe pse ishim ende në vjeshtë.
Kalimtarët i shihje duke ecur me hapa te shpejt që të mbërrinin në shtëpi, ata mirë që kishin ku të shkojnë, pra një problem me pak.
Në të djathtën time ishte Bibloteka Kombëtare e Prishtinës, një ndërtesë e vjetër dhe më një pamje karakteristike, e ftohët si koha. Më e ftohët mu duk kur pash dy njerëz qe flinin aty. Ishin mbuluar me batanije dhe njëri kishte edhe një karton që ta mbronte nga i ftohti. Leje që nuk kishin shtëpi por nuk kishin as me çka të mbulohen.

Sponzor

Rrallë kush kthente kokën për t’i parë, pra shikonin punët e veta, e para tyre kalonin si thuhet “si para varrezave”.
Ja më në fund iu afruan disa të rinj. Ata i thanë diçka dhe filluan të qeshnin më të madhe, nuk arrija të dëgjoja çfarë i thanë, por atyre nuk iu interesoj gjendja e tij si pata menduar unë. Në fakt ishin afruar për ta tallur
Sa do të doja të ndërronin gjërat e për pak kohë të kalonin në pozitën e tij.
Ndoshta atëherë do të qanin. Por sidoqoftë kjo ishte një sprovë e dyanshme, për këtë nuk e di sa ishin në vetedishem.
Ai nuk u mor më ta, ata ikën. Nuk pati fat me kalimtarët.
Të vetmin që kishte besnik ky zotëria ishte një qen qe ishte shtrirë pranë tij, siç thuhet që ata e duan pronarin më shumë se veten.

U kthye në anën tjetër, murin kishte tani përballë. Të shpresonte për ditë të mira i dukej  e kotë, sepse çdo ëndërr të tij e kishte shembur realiteti. E çdo herë që realitetin ia kishin pëplasur për fytyrë ishte penduar pse po priste diçka të mire. Nuk donte të pendohej më.
Nga qielli erdhi një murmurimë dukej së do kishte shi. Nuk do t’i trokisnin askujt në derë, ata duhej ta duronin edhe këtë.

-Sponzor-