Njerëzit që prishin BESËN i njohim zullumqarë

0

Shkruan: Kreshnik Kokollari

Njerëzit që prishin BESËN i njohim zullumqarë.

Sponzor

Ka të atillë që thirrnin me ja dhanë BESËN e me ju bashku LDK-së, sot bajnë thirrje për me thy LDK-në.

Mashkulli kur don me dal prej shpisë të bardhës i thotë e zezë e të zezës e bardhë,sepse qëllimi asht me bo presion e me u ndah.

Sidoqoftë , janë pas ndah do meshkuj apo pyet se ku kanë mbet ?!

Do edhe u patën rikthy se bashkallaki (ekipa) po mujka ma lehtë me ba punë e me pas suksese.

Nga që e mbaj mend LDK-ja e ka mposht LDK-në, sepse njerëz të ligë problemin e shpisë e kanë nxjerr në sokak, e prandaj shpia najhere edhe asht luhatë ama kurrë su rrëzu.

Munden edhe me dal e pastaj me dasht me u kthy ama kur të del zoni i keq, e kotë asht edhe me lira me shtru oborrin ‘zullumqarë’ mbesish.

Ata që Dhjetë vite insistojnë me u paraqitë ‘shpresë’ për një udhëheqje ndryshe të shpisë duke e sha e fy tanë mashkujt e shpisë sigurisht që nuk ka të baj me dashuri me u ndah, por me përqa e me sundu.

Ama edhe në një formë e kuptojë, se me ba NJERIN Hyjneshë pa pas asnjë tipar të hyjnisë sigurisht që mendon që asht edhe Perendeshë.

Gjithësesi, bashkëudhëtari i Cezos sonë thoshte se janë “Bërtimat e fundit të një Piskame”, pajtohem se piskamat, ofshamat, sharjet ma nuk ka me arritë me i ba brenda.

Sa keq e sa shumë qenkemi gënjy, me Perendeshën e cila përulet ndaj një njeriu me qëllim të fuqisë e duke mos pasur fuqi.

Unë po VJOSË kam BESU e të kam përkrahë, kam përkrah programin tand, kam përkrahë ‘nijetin e mirë’ që S(e) paske pas, ama VJOSË ma shumë se ty e kam përkrahë LDK-në, se LDK-ja VJOSË të ka sjell ku je se ti pa të do kishe ngel vetëm një emër.

Po mirë oj Hyjneshë, Fronin si do me marr me ata që të kanê fy e sha a ?

Sa e vogël po dukesh e sa të madhe të kam pas mendu.

VJOSË, Hyjnesha qëndron në fron pavarësisht stuhive, amo ti nuk je Hyjneshë e trimave, por e burracakave dhe frikacakëve.

Sidoqoftë të priftë e mbara “Hyjneshë” se gjithëçka mund të jesh por asnjëherë fitimtare, por një ngurravece e cila inatin e ka të madh, e që del si puna e Dhelprës pse ju kall bishti mendonte që u kall bota.

-Sponzor-