“Njeriu e shpik rrezikun për të justifikuar frikën”/ Një leksion që duhet kuptuar përpara se të jetë tepër vonë

0

Frika është një nga ato forca, që na shtyjnë drejt veprave të mëdha mbrojëse, apo të bëhemi skllevër. Të ndërtojmë mekanizma që të mbrohemi dhe përballuar rrezikur, apo për t’u mbyllur me një mur para botës. Duhet ta shohim në fytyrë, që të mos rritet pa kontroll. Prej kësaj buron propozimi për të bërë çdo ditë diçka që na tremb.

Eshtë shumë e mundur që, njerëzit që ju duan nuk ju ftojnë ta bëni, sepse duan t’ju mbrojnë. Madje shpesh përpiqen të na bindin të mos ekspozohemi, të mos riskojmë dhe të mos eksperimentojmë, që të mos ndjejmë frikën.

Sponzor

E bëjnë për të mriën tonë. Frika nuk është një ndjesi e pëlqyeshme, pavarësisht se sot ka shumë njerëz që kanë varësi nga risku. Në kushte normale, e eksperimentojmë si një shqetësim nga i cili përpiqemi të çlirohemi sa më shpejt të jetë e mundur. Ana tjetër e medaljes është se kështu përfundojmë duke ndërtuar një stil jete të ndenjur.

Të bësh diçka që të tremb: dil nga zona e rehatisë!

Zona e rehatisë, është cilido vend ku kemi gjithçka lehtësisht nën kontroll. Eshtë një tjetër mënyrë për të quajtur rutinën, të njohurën, familjaren dhe për këtë arsye, gjithçka që na fton të rrijmë e të pluskojmë, pa e sfiduar veten, pa u rritur, pa përparuar.

Natyrisht është shumë e shëndetshme të kesh zona rehatie. Hapësira fizike dhe emocionale që na lejojnë të lëmë mënjanë shqetësimet dhe të fikim motorrin, të marrim vendime dhe shijojmë gjërat e vogla, pa ansjë pretendim tjetër, përveç atij që të jemi të qetë. Këto hapësira janë absolutisht të domosdoshme për të përvetësuar eksperiencat, asimiluar dhe gjetur ekuilibrin.

Por, nganjëherë ndodh që veprojnë si fluska, të cilat na largojnë prej përvojave të vyera. Veprojnë si vendstrehime, prej të cilëve nuk duam të dalim kurrë. Ndihmojnë për të mbajtur larg frikërat, edhe ato që duhet të përballojmë dhe kapërcejmë, apo reduktuar ndonjë vuajtje. Për këtë arsye, kur themi që të bëjmë diçka që na tremb, në thelb bëjmë thirrje të lëmë zonën e rehatisë.

Frika është kudo

Frika në parim funksionon si mjet ruajtje. Kur rritet shumë, fillon të pushtojë shpirtin e njerëzve, si bar i keq. Ka një dinamikë shumë të veçantë: ushqehet me vetveten. Frika ka tendencë të rritet vetë. Po kështu, nëse nuk i vë kufij, rritet në mënyrë të pabesueshme.

Kemi të gjithë nevojë për pakëz frikë për të jetuar, por të gjithë riskojmë gjithashtu të fundosemi para saj. Gjë që shpesh ndodh pa e kuptuar. Kemi frikë të flasim në publik, dhe ndërtojmë një jetë ku nuk na duhet ta bëjmë, apo shmangim çdo situatë që mund të na shpjerë të përballojmë këtë gjë. Por, në këtë mënyrë heqim dorë nga shanse të vogla e të mëdha, thjesht mbi bazën e kësaj frike.

Kjo ndodh edhe me gjëra të tjera, si për shembull me vuajtjen. Kemi frikë mos vuajmë, dhe kështu heqim dorë nga një mijë eksperienca të jetës për t’u mbrojtur. Ose kemi frikë nga vetmia dhe heqim dorë nga liria jonë, vetëm e vetëm që të mos riskojmë.

Bëj diçka që të tremb

Pika qendrore është që nuk ka mënyrë tjetër për të kapërcyer frikën, nëse nuk përballesh me të. Në këtë mënyrë nis të veprojë edhe një dinamikë, në të cilën sa më shumë përballemi me të, aq më kurajozë ndjehemi dhe në gjendje për ta bërë. Edhe kurajo ushqen vetveten.

Kur vendosim të bëjmë diçka që na tremb, fillojmë të zbulojmë aspekte të tjera të vetes sonë, rritet besimi që kemi në vete dhe dashuria për veten. Të qënit në gjendje për të kapërcyer këto limite na bën të ndjehemi mirë. Megjithatë, edhe frika ka disa nivele. Nuk mund t’ia nisim me atë që na terrorizon, sepse ndoshta nuk jemi gati, e kështu në vend që të ushqejmë kurajon, përfundojmë edhe më të frikësuar.

Mund të jetë efikas zakoni që të bëjmë përditë diçka që na tremb. Dhe për ta bërë, mund të fillojmë me frikëra të vogla. Për shembull, nëse kemi frikë nga errësira, mund të qëndrojmë disa minuta në errësirë totale. Dhe do të dalim pak më të fortë. Ose thjesht të ecim në ndonjë vend që nuk e njohim dhe që nuk na frymëzon besim.

Jeni ju që e dini se nga t’ia filloni! 

-Sponzor-