Njeriu i afërt i Xhavit Halitit e “godet” fort VV-në: Po i përgjëroheni të kthehet për të votuar, ju jeni fundërrina që kundërmoni

0

Zyrtari i PDK-së, në Pejë, Arton Muhaxheri, ju ka reaguar ashpër zërave te VV-së, të cilët i kanë hapur sy e vesh dhe po e shohin si shpëtimtare të tyre Xhavit Halitin, e PDK-së.

Muhaxheri në një shkrim të tij në Facebook, i ka quajtur fundërrina që kundërmojnë zyrtarët e VV-së, derisa ka thënë se nuk po i besohet që zyrtarët e VV-së po i thurin vargje Halitit e po i përgjërohen të kthehet nga Pogradeci për ta votuar Osmanin për presidente.

Sponzor

“Une te freskëta i kam fyerjet, ofendimet, linçimet publike për mua dhe familjen time, vetëm pse u bëra pjesë e PDK-së 6 vite me parë dhe që u bëra poashtu një nga bashkpuntoret e z.Haliti i cili në atë kohë për këta fundërrina ishte, kriminel, vrasës, hajn e çka jo tjetër, derisa une nga dita e parë edhe sot vazhdoj të jem krenar që kam mundesinë për të punuar me të. Prandaj ju jeni thjeshtë fundërrina që kundërmimin e erën tuaj shpejtë do ta nuhas edhe populli.
#përpiktëqefit”, ka shkruar Muhaxheri.

-Sponzor-