Njihuni me Mimozën, komandantën e cila udhëheq 96 ushtarët e Ushtrisë së Kosovës

0

Mimoza Budeci, komandantja e vetme në kompaninë e Manovrës në batalionin e reagimit të shpejtë
Uniformat u kanë hije… Forcat e Sigurisë së Kosovës nga nesër e tutje do jenë ushtarë të Kosovës.

Por pjesë e pandashme kësaj ushtrie sigurisht do jenë edhe gratë, të cilat kanë kontributin kryesor në secilën kazermë, batalion e udhëheqje, raporton T7.

Në krye të udhëheqjes është edhe Mimoza Budeci.

Ajo që dhjetë vjet është në krye të detyrës.

Si e vetmja femër në udhëheqje, ajo mban postin komandant në kompaninë e Manovrës.

E në ballë të luftës del me 96 ushtarë.

Ëndrra për tu bërë ushtare i kishte filluar qysh moti, qysh para dhjetë viteve ajo ishte duke u përgatitur akademikësh për të prekur cakun.

E ajo tregon se sa është sfidë që të jesh e para të japësh alarmin dhe shembullin më të mirë për vajzat e tjera të cilat do t’i bashkëngjiten ushtrisë.

Bërja e ushtrisë Komandant Budecin e bënë edhe më shumë përgjegjëse për t’i shërbyer vendit.

Janë mbi 200 femra që bartin me krenari uniformën ushtarake. Shumë nga to kanë edhe përgjegjësi familjare, rrisin fëmijë.

-Sponzor-