Parku Kombëtar i Kalifornisë, Yosemite, ka arritur t’i befasojë edhe një herë vizitorët e tij, me ujëvarën spektakulare apo siç njihet, ‘ujëvara e zjarrit’.
Për vetëm disa ditë gjatë muajit shkurt, dielli reflekton në ujëvaren Horsetail, duke e bërë atë të shkëlqejë si një lava shkrirëse.
Një fenomen i tillë ndodhë vetëm gjatë stinës së dimrit ose pranverës, kur ka mjaftueshëm borë dhe shi.
Ky ndodhë kur dielli është duke u ulur dhe perëndimi reflekton në një kënd të ujëvarës, duke e bërë atë ‘të zjarrtë’.
-Sponzor-