Njoftim i rëndësishëm për gjithë shoferët: Nga nesër keni kujdes!

0

Dita e nesërme do të ketë një ndryshim të lëvizjes së makinave në aksin Vorë- Kthesa e Rinasit- Fushë Krujë për shkak të punimeve që do të ndërmerren për rregullimin e rrugës.

ARRSH ka bërë me dije njoftimin për shoferët shqiptarë që kanë në itinerarin e tyre këtë rrugë. Autoriteti ka shpjeguar se automjetet e banorëve rezidentë në zonë mund të lëvizin në aks, por qarkullimi për mjetet e tjera do të jetë I ndaluar dhe do të devijohet.

Sponzor

 “Segmenti i sipercituar do te jete i bllokuar per te gjitha mjetet gjate perjudhes se kryerjes se punimeve”, thuhet në njoftim të ARRSH-së pa dhënë një afat për përfundimin e punimeve.

“Automjetet e vogla rezident te zones mund te vazhdojne te perdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri ne Fushe Kruje. 

Mjetet e transportit te mallrave/kamionet qe udhetojne nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot – Fushe Kruje ne drejtim te Tiranes dhe Durresit duhet te ndjekin drejtimin te Kamzes dhe te vazhdojne udhetimin nepermjete Autostrades.

Sic edhe eshte njoftuar me pare Dogana e Tiranes eshte e aksesueshme nga nga ana e Vores. Mjetet mund te aksesojne Doganen vetem nepermjete segmentin rrugor Vore – Dogana e Tiranes per te kryer sherbimet Doganore dhe te kthehen perseri ne drejtim te Vores.

Rruga eshte e hapur gjithashtu per te gjitha automjetet qe duan te kryejne sherbimet e Kontrollit Periodik ne qendren SGS vetem nepermjete drejtimit te Fushe Krujes.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë”,mbyllet njoftimi.

-Sponzor-