Nuk do ta besonit çfarë bëri Erdogani pasi humbi zgjedhjet në Stamboll, Ankara e Izmir

0

Publikimi i rezultateve zyrtare të zgjedhjeve lokale në Turqi është shtyrë për javën e ardhshme pasi Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila udhëhiqet nga presidenti Erdogan, ka vendosur të bëjë ankesa për humbjet në Stamboll dhe Ankara.

Kryetari i Bordit Zgjedhor, Sadi Guven, tha të martën se në këtë organ janë dorëzuar ankesa për rezultatet në 30 qytete, 51 kryeqytete provinciale dhe 922 krahina dhe se ato do të shqyrtohen gjatë kësaj jave. Sipas tij, partitë mund të bëjnë përsëri ankesa ndaj vendimit të Bordit të Zgjedhejve të premten, duke lënë të kuptohet se rezultatet mund të publikohen më së shpejti më 11 prill.

Tensionet në mbarë vendin po rriten pasi rezultatet jozyrtare tregojnë që Partia Republikane Popullore, e cila është në opozitë, i ka fituar qytetet kryesore, përfshirë kryeqytetin Ankara dhe Stambollin, i cili është qendra kryesore ekonomike dhe kulturore e vendit.

Fitoret e opozitës ishin befasi për qeverinë dhe për bllokun e partive opozitare, të cilat janë bërë bashkë për t’i rritur gjasat për të fituar më shumë vota për shkak të pakënaqësisë së popullsisë ndaj trajtimit të krizës ekonomike nga qeveria.

Në Ankara, kandidati i partisë opozitare, Mansur Yavas, besohet që i ka fituar 50.9 për qind të votave, ndërsa kandidati i partisë së Erdoganit rreth 47.1 për qind. Ky rezultat do t’i jepte fund pushtetit 25-vjeçar të partisë së presidentit në kryeqytet, ndonëse kjo parti ka thënë se do të bëjë ankesë për këtë rezultat, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

-Sponzor-