Nuk i pëlqente vetja/ 26-vjeçarja bënë ndryshimin drastik

0

Një 26-vjeçare, e cila kishte probleme me mënyrën sesi dukej, vendosi që të investonte në operacione plastike dhe të ndryshonte çdo gjë.
Charlie Phillips ndihej e pasigurt për paraqitjen e saj të jashtme pasi një operacion për rregullimin e shtyllës kurrizore e bëri që të humbiste peshë në mënyrë drastike.

Kështu, pas një sërë ndërhyrjesh që i kushtuan rreth 11,000 euro, Charlie është shndërruar në një njeri tjetër.

Sponzor

E etur për të ndryshuar pamjen, 26-vjeçarja ka injektuar mbushës në buzë, faqe dhe në nofull, ka kryer operacion plastik për të rritur madhësinë e gjoksit ndërsa vetullat dhe buzët i ka bërë tatuazh të përhershëm.

Të gjitha këto së bashku, sipas saj e kanë ndihmuar për të “peshkuar” të fejuarin e saj aktual.

Ajo shprehet:

Kur filluam të dilnim bashkë, i fejuari im më tha se ai po kërkonte për një vajzë që shkon në palestër dhe kujdeset për veten. Ai tha se unë isha njëqind për qind ajo që ai po kërkonte.”

-Sponzor-