Nuk ndalet imami, pasi bëri deklaratën skandaloze, shikojeni se çfarë bëri tani

0

Imami i Xhamisë në Fortesë të Rahovecit, Bedri Bytyqi pas lajmit për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit lëshoi një deklaratë nga e cila e pësoi keq.

Pasi tha se asnjë hoxhë nuk do të duhej të shkojë në varrimin e babait të kryeministrit, fshatarët e kanë dëbuar atë nga xhamia e fshatit të tyre, shkruan Magazina.al.

Sponzor

Sipas disa fshatarëve të Fortesës të vilët i kanë shkuar te dyertë e shtëpisë hoxhës Bedri Bytyqi, ai ka ikur nga shtëpia e tij.

Lajmin për largimin e mundshëm të imamit të xhamisë në Fortesë e ka bërë të ditur Begzad Gashi.

“Hoxha mbylli shtepine e la dhe Xhaminë dhe iku ende pa shkuar fshataret te dera e tij.Fortesa deboj Hoxhen pas deklarates skandaloze me rastin e vdekjes se Babait te kryeministrit Ramush Haradinaj. Respekt per bashkefshataret e mi”, ka shkruar Gashi.

Express ka provuar që të marrë një përgjigje nga hoxha në fjalë, por ai ka thënë se nuk do që të deklarohet për këtë çështje.

-Sponzor-