Nuk zgjidhet asnjë gjyqtarë shqiptar i Kushtetueses

0

As në raundin e dytë të votimit, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ka zgjedhur asnjë gjyqtarë shqiptar të Gjykatës Kushtetuese.

Në raundin e dytë në garë ishin Remzije Istrefi-Peci, Nexhmi Rexhepi, Safet Hoxha, Shkëmb Manaj, Hajzer Salihu dhe Vigan Qorroli, ku asnjëri nga ta nuk arriti të marrë votat e nevojshme.

Sponzor

Në votimin e parë Kuvendi ka zgjedhur dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Radomir Laban nga komuniteti serb është zgjedhur me 71 vota dhe Bajram Latifi nga komunitetet tjera jo shumicë është zgjedhur me 58 vota.

Këta dy do të jenë gjyqtarë të Kushtetueses për nëntë vitet e ardhshme.

-Sponzor-