Ekskluzive: LDK-ja refuzon ofertën e fundit Kurtit, shkojnë të ndara në zgjedhje

0

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, para pak minutave ia ka dhënë ofertën e fundit LDK-së për një koalicion parazgjedhor. Sipas ofertës së Kurtit, Vjosa Osmani do të ishte e para në listën e përbashkët ndërsa Albin Kurti i dyti.

Sa i përket kryeministrit nga ky koalicion, do të ishte ai që do të merrte më së shumti vota, por megjithëatë, LDK-ja e ka refuzuar këtë ofertë

Sponzor

Burime të sigurta të Gazetës NewBorn, brenda LDK-së, tregojnë se LDK-ja nuk e pranon këtë ofertë, pasi që sipas tyre një gjë e tillë është e pakuptimtë.

”LDK-ja nuk e pranon ofertën e Kurtit. LDK-ja e ka thënë hapur që disa herë, le të shkojmë bashkë me Vetëvendosjen e Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre. Nuk ka logjikë të shkohet me atë listë, sepse votuesve tanë duhet të ia tregojmë kandidatin për kryeministër e duhet të ia tregojmë ofertën që kandidati ynë ka”, tha ky burim i LDK-së për Gazetën NewBorn.

Sipas këtij burimi, nëse LVV-ja nuk e pranon përfundimisht Osmanin si kandidate të përbashkët për kryeministre këto dy parti shkojnë ndaras.

”Shkojmë ndaras nëse LVV nuk e pranon Osmanin si kandidate për kryeministre të një koalicioni të përbashkët” shtoj tutje burimi brenda LDK-së.

Në fund ky burim ka thënë se pas pak LDK-ja do të del edhe me komunikatë për këtë gjë.

-Sponzor-