Nxënësi bie nga dritarja e katit të dytë në Kaçanik

0

Një nxënës i shkollës së mesme në Kaçanik ka rënë nga dritarja e katit të dytë.

Sipas policisë nxënësi  është dërguar për tretman mjekësor, transmeton Gazeta NewBorn.

Sponzor

Polica ka njoftuar se ky ka qenë një aksident dhe se për këtë rast nuk ka të dyshuar.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar, nxënës në shkollë të mesme ka rënë nga dritarja e katit të dytë dhe është përplasur në tokë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Nuk raportohet për të dyshuar”, thuhet në njoftim. /Gazeta NewBorn/

-Sponzor-