Obiliqi së shpejti me Ndërmarrje Publike Lokale

0

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ishte sot pjesë e takimit të Komisionit të Ministrave për Ndërmarrje Publike, në të cilin nën udhëheqjen e ministrit të MEA-së, Muharrem Nitaj, u shqyrtua kërkesa e komunës së Obiliqit për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Kastrioti” SH.A, njoftojnë nga zyra e Gashit.

“Kjo kërkesë për themelimin e NPL “Kastrioti” SH.A, ndërmarrje kjo që do të merret kryesisht me shërbime të mirëmbajtjes së ambientit dhe natyrës si dhe shërbime të tjera në komunitet, nga ana e KMNP-së u aprovua dhe kaloi për shqyrtim të mëtejshëm në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

-Sponzor-