Osmani: Presidenti e shpall gjendjen e jashtëzakonshme

0

Po vazhdon debati parlamentar në Kuvendin e Kosvës, ku aktualisht po flitet për menaxhimin e qeverisë me virusin COVID-19.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti tha se qeveria do të marrë masat e nevojshme për pandeminë, dhe nëse është e nevojshme do të shpallet edhe gjendja e jashtëzakonshme.

Sponzor

“Ligji për pandeminë nuk e zgjedh problemin, e vetmja zgjidhje nëse duhet të shkohet në ekstreme, është gjendja e jashtëzakonshme, MSH-ja është e detyruar që në baza ditore të sjellë raport.

Kemi kufizuar veprimtarinë e bizneseve, ku besohet që aty është burimi i virusit, nuk do të hezitojmë të marrin hapa dhe masa deri tek shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.”

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila u shpreh se gjendjen e jashtëzakonshme e propozon dhe shpall vetëm presidenti, dhe se në Kuvend kalon vetëm një propozim i presidentit lidhur me këtë gjendje dhe jo i kryeministrit.

Ajo tutje e këshillon Hotit që ti dijë kompetencat e tij.

“Propozimin lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme nuk ka të drejtë ta jep kryeministri por vetëm presidenti, të jeni të qartë lidhur me kompetemcat që i keni”.

-Sponzor-