Osmani: Presim që çertifikimi i rezultateve të ndodhë sa më shpejtë

0

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, që pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 14 shkurt ka takuar personalitete të ndryshime ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.

Osmani ka thënë se në të gjitha këto takime është vlerësuar lart pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Kosovës në procesin zgjedhor, njofton Klan Kosova.

Sponzor

“Gjatë këtyre ditëve kam takuar ambasadorët e QUINT-it (SHBA, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Itali) si dhe atë të Bashkimit Evropian. Në të gjitha këto takime, është vlerësuar lart pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Kosovës në procesin zgjedhor të 14 shkurtit si dhe vullneti i tyre i qartë për ndryshim”.

Osmani thotë se viteve në vijimi prioritet do të jetë zgjedhja e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët çdo ditë.

“Qytetarët e kanë ndërtuar rrugën tonë përpara, nga e cila nuk do të devijojmë në asnjë moment e në asnjë rrethanë. Përgjatë viteve në vijim, prioritetet tona të do të jenë zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë për çdo ditë, duke mbrojtur, në të njëjtën kohë, interesat e vendit tonë edhe jashtë kufijve e duke ndërtuar një imazh për shtetin me të cilin do të ndihen krenarë të gjithë qytetarët tanë por edhe aleatët tanë” është shprehur Osmani.

Tutje Osmani ka bërë të ditur qe pret që çertifikimi i rezultateve preliminare të zgjedhjeve të ndodhë sa më shpejtë.

“Presim që çertifikimi i rezultateve të ndodhë sa më shpejtë dhe të respektohen të gjitha procedurat ligjore në këtë proces, në mënyrë që konstituimi i institucioneve të ndodhë sa më parë”.

-Sponzor-